Aktualitet

Pamje skandaloze në mes të bregdetit të Sarandës/ Punimet ndotin ujin në afërsi të Marinës, ankohen qytetarët: Ndaloni

25 Maj 2021, 09:30 Nga DOSJA
Pamje skandaloze në mes të bregdetit të Sarandës/ Punimet

SARANDË- Fillimi i sezonit turistik ka nisur dhe punimet po vahdojnë ende në një ndër zonat më turistike të bregdetit shqiptar në Sarandë afër Marinës. Pamjet e publikuara në ‘Facebook’ nga SarandaWeb, ku qytetarët e lagjes 4 afër Marinës ankohen për punimet të cilat vazhdojnë dhe nuk i lejojnë atyre të punojnë normalisht e të nxjerrin të ardhurat pasi turistet do të largohen nga kjo zonë ku uji është i ndotur dhe nuk lejon pushuesit ta frekuentojnë.

Kërkesa e qytetarit:

Po ju shkruaj nga lagjja nr 4 te plazhet afer Marines. Nderkohe qe jemi ne sezon turistik ketu po vazhdojne punimet duke qelbur plazhin dhe duke prishur ate pak breg qe ka ngelur per te qendruar. Bej thirrje te ndalohen keto punime pasi kete sezon turistik kemi pritur per te nxjerre disa te ardhura nderkohe qe po na ankohen dhe largohen dhe ata pak turiste qe kemi te kjo zone. Respekte per punen tuaj dhe faleminderit!

Autoritetet e Saranadës nuk kanë ndërhyrë deri tani dhe nuk dihet ende nëse do të ndërhyjnë pas ankesave të qytetarëve, ndërkohë që sezoni turistik sapo ka nisur.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndotet plazhi ne sarande sarande ndotet plazhi ne sarande sarande

Sondazh

Poll