Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli lë në burg Arbër Paplekën, liron 10 të tjerët

25 Maj 2021, 08:49 Nga DOSJA
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli lë në burg Arbër Paplekën,

ELBASAN– Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit duke lënë në burg Arbër Paplekajn, i cili u vu në pranga për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur më 21 prill në Elbasan. Vetë Paplekaj nuk ishte i pranishëm në seancën e Gjykatës së Apelit. Gjykata e Apelit vendosi gjithashti i lirimin e dhjetë të tjerëve të akuzuar për heqje të lirisë me dhunë dhe për pengim të hetimeve.

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune; Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve; do të ndiqen në gjendje të lirë.

Arbër Paplekaj u vetëdorëzua pas krimit të rëndë te komandanti i forcave RENEA. Ai dorëzoi armën e krimit dhe tha se nuk e dinte nëse kishte vrarë njeri, por që do të priste përfundimin e hetimit. Vrasja e Xhuvanit ndodhi katër ditë para zgjedhjeve rë 25 prillit dhe tronditi të gjithë opinionin publik.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arbër paplekaj pjerin xhuvani arbër paplekaj pjerin xhuvani

Sondazh

Poll