Politike

1 mbledhje në muaj/ Drejt ngritjes Komiteti i Arsimit, do përbëhet nga rektorët e 12 universitetet, Rama: Synojmë që stude

25 Maj 2021, 10:58 Nga DOSJA
1 mbledhje në muaj/ Drejt ngritjes Komiteti i Arsimit, do

TIRANË– Komiteti i Arsimit në vendin tonë është drejt ngritjes. Dosja.al mëson se ky komitet do të ngrihet me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe do përbëhet nga rektorë të 12 universitetet publike dhe disa ministra si nga Drejtësia, Arsimi dhe Shëndetësia. Të gjithë anëtarët do të ndihmojnë për programet sipas fushave dhe do të mblidhet një herë muaj.

Krijimi i Komitetit të Arsimit u përmend ditën e sotme edhe nga kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me rektorët e Universiteteve publike në Shqipëri, të cilët u mblodhën për të diskutuar rreth arsimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se mandati i tretë do të përmbushë Objektivin e hapjes së dyerve të Universiteteve Publike Europiane për universitetet shqiptare. Sipas tij, studentët shqiptarë do kenë mundësi të marrin diploma europiane.

“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë. Do të punojmë ngushtësisht sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri“, shkruan Rama në ‘Facebook’.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama takim me rektoret komiteti i arsimit edi rama takim me rektoret komiteti i arsimit

Sondazh

Poll