Politike

Nuk paraqiti formularin e dekriminalizimit, HUMBET mandatin kandidati i Tom Doshit në Shkodër

25 Maj 2021, 10:39 Nga DOSJA
Nuk paraqiti formularin e dekriminalizimit, HUMBET mandatin kandidati i Tom

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shpallë “moszgjedhshmërinë” për kandidatin e PSD në Shkodër, Gledis Çeliku pas dorëheqjes nga mandati të Tom Doshit. Në mbledhjen e zhvilluar sot, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi edhe për kalimin e mandatit të Bashkim Finos tek Gentiana Cakrani, por mori vendimin edhe për Shkodrën.

“Projektvendim “Për shpalljen e mozgjedhshmërisë të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, z. Gledis Esat Çeliku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.-thuhet në vendimin e KQZ.

Edhe pse Çeliku ishte emri i radhës që duhet të merrte mandatin e PSD në Shkodër, ai nuk ka dorëzuar formularin për dekriminalizimin duke u djegur automatikisht nga procesi. Kodi Zgjedhor parashikonte dorëzimin e formularit të dekriminalizimit para datës 20 maj 2020. Tashmë mandati i Doshit në Shkodër do ti kalojë në bazë të ligjit kandidatit tjetër në listë, ndërsa kundër vendimit, kandidati ka tre ditë kohë për ankimim në KAS.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dorehiqet tom doshi gledis çeliku tom doshi dorehiqet tom doshi gledis çeliku tom doshi

Sondazh

Poll