Politike

Gara për kreun e PD/ Grupi anti-Basha në konferencë për shtyp: Të rikthehet Ibsen Elezi në fushatë, qëndrimi i lidership

25 Maj 2021, 08:38 Nga DOSJA
Gara për kreun e PD/ Grupi anti-Basha në konferencë për

TIRANË– “Grupi për PD-në” dhe dy kandidatët për kryetarë të Partisë Demokratike, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli kanë zhvilluar sot një konferencë për shtyp.

Grupi anti-Basha’  i cili përbëhet nga Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endlira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha kërkuan sot një reformim të thellë të Partisë Demokratike, më shumë transparencë ndërsa ritheksuan kërkesën për të rikthyer në garë Ibsen Elezin. 


Fjalën e morën me radhë anëtarët e grupit. Edith Harxhi që është edhe kandidate për postin e kryetarit të PD është shprehur sot se Lulzim Bashën e pret një surprizë më 13 qershor, referuar indirekt humbjes së tij në parti. Ajo deklaroi se nuk do të tërhiqet.

I ashpër ishte edhe qëndrimi i ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili tha se qëndrimi i Lulzim Bashës për vendimin e DASH ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij ishte hipokrit.

Ndërkohë që Arben Imami, deklaroi se lufta nuk mbaron në 13 qershor. Konferenca u mbyll me dorëzimin e një kërkese me 6 pika për kryesinë e PD ku kërkohet që Lulzim Basha të japë informacion për paratë e fushatës brenda zgjedhjeve në PD. 

Fushata e kandidatëve për kreun e ri të Partisë Demokratike, që do të vendoset më 13 qershor ka nisur që prej ditës së djeshme. Kandidati i parë që bëri “sefte” fushatën, ishte deputeti i zgjedhur Agron Shehaj, i cili doli pasditen e djeshme para gazetarëve në një konferencë për shtyp.

(kle.mu;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith harxhi fatbardh kadilli gara per kreun e pd grupi per pd zgjedhjet ne pd edith harxhi fatbardh kadilli gara per kreun e pd grupi per pd zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll