Politike

Alket Hyseni numëron shkeljet e Metës: Mund t’ja bëjmë me dije prokurorit të Përgjithshëm, ta çojmë për ndekje penal

25 Maj 2021, 10:25 Nga DOSJA
Alket Hyseni numëron shkeljet e Metës: Mund t’ja bëjmë

TIRANË– Kryetari i Komisionit të ngritur për hetimin dhe shkarkimin e Presidentit, Alket Hyseni u shpreh me bindje se nuk kanë më nevojë për prova të reja dhe se mjatojnë ato që kanë mbledhur për shkarkimin e Ilir Metës.

I pranishëm në mbledhjen e sotme, ku u hartua dhe raporti paraprak, Hyseni tha se të gjitha shkeljet e Metës mund t’i bëhen me dije dhe Prokurorit të Përgjithshëm dhe që Presidenti të çohet për ndjekje penale.


Thirrjet mjerane për përmbysje, për korrje nga jugu në veri, thirrjet për  të shpërndarë parlamentin kur nuk ka asnjë tagër e kanë nxjerrë nga shinat. Veprimet e presidentit për vetëgjyqësi, shpërfytyrimi i individit por edhe institucionit në përleshje me policë në ushtrim të detyrës, si rasti i bashkisë të Tiranës, thirrjet për vetëgjyqësi të Presidentit drejtuar popullit, thirrje për marrje sfurqesh, thirrje të tilla dhe më pas shoqërimi me vrasjen e një qytetari që mund të ishte edhe një anëtar partie që mund të bënte fushatë. Të gjitha këto, gjykoj se mund të ketë përtej shkeljes së Kushtetutës elementë të veprës penale që ne mund ta shohim nëse do të ketë vetëm një raport për shkelje të renda, apo mund t’ja bëjmë me dije prokurorit të përgjithshëm në drejtim të elementëve të veprës penale.

Jemi përpara përmbushjes së elementëve të shkeljes së rëndë. Kjo na bën që të vijojmë punën me hartimin e një raporti drejtuar seancës plenare ku do të rekomandojmë shkarkimin e presidenti. Do të jetë seanca, që pavarësisht qëndrimit të këtij Komisioni mund të miratojë raporton ose jo, mund të marrë vendimin për t’ja çuar Gjykatës Kushtetutës apo jo. I bashkohem qendrimit të kolegëve që jemi përballë përmbushjes së elementëve për të legjitimuar shkarkimin e presidentit. Kemi një sërë shkeljesh kushetutese që na bëjnë, që ne të vijojmë punën me hartimin e një raporti,”- tha Hyseni.

LAJM KRYESOR:Diskutohet raporti për shkarkimin e Metës, Hyseni: Mund ta çojmë për ndjekje penale, të informojmë kryeprokurorin. Bushka dhe Hyseni ‘skanojnë’ deklaratat e Presidentit: Sfurqe, kërcënime, ‘Ndrangheta…ku jemi këtu, në kohë primitive?

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alket hyseni shkarkimi i metes 2 alket hyseni shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll