Politike

“I trajtoi si të Mubarakut”, Vasilika Hysi fut në skaner deklaratat e Metës: Cfurqet, një pikë gjaku të pikojë…në

25 Maj 2021, 10:08 Nga DOSJA
“I trajtoi si të Mubarakut”, Vasilika Hysi fut në skaner

TIRANË– Anëtarja e Komisionit të ngritur për hetimin dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Vasilika Hysi ka futur në skaner të gjitha deklaratat e këtij të fundit të bërë në përiudha të ndryshme kohore, para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Hysi, e pranishme në mbledhjen e sotme, mori me pika të gjitha fjalët e Metës, përfshirë këtu deklaratat për efektivët, që i quajti të Mubarakut, deputetët që i ka quajtur pjesë të ‘Ndrangheta-s si dhe thirrjen për sfurqet. 


“Kompetencat e presidentit rregullohen ne nenin 92. Në këtë nen nuk thuhet se Presidenti u drejton mesazhe policisë, gjykatave. Ai nuk bën dot thirrje për referendum. Ai duhet të japë certifikim të zgjedhjeve apo vlerësime. Presidenti nuk mund të tërheqë vëmendje ndaj diplomatëve. Askush nuk ka të drejtë të shprehet dhe të kërcënojë punonjësit e Policisë së Shtetit. Shprehet e presidentit të Republikës që i bën thirrje dhe i shantazhon punonjësit e policisë, është një shkelje, i trajton si policët e Mubarakut.

Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës, boll dëgjuat përfaqësuesit e Ndraghetës. Kush është Ndragheta?! Ne, deputetët?! Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, mjerë ju. Çfarë është kjo? Çfarë do të thotë kjo? Kjo shprehje është kanosje, është shumë domethënëse. Në 24 prill, presidenti i Republikës përmend; “kriminelët janë të rrezikshëm kudo, por më të rrezikshëm janë kriminelët e veshur me uniformë.’, Pra sulmon punonjësit e policisë. Neni 135 thuhet se pushteti gjyqësore ushtrohet nga gjykatat e Apelit, e Larta apo Kushtetuesja dhe jo nga presidenti. Në cilin nen të Kushtetutës thuhet se prokurori duhet të dëgjojë presidentin e Republikës?! “Sfurqet”. Jemi në periudhën primitive??“- tha Hysi.

LAJM KRYESOR:Diskutohet raporti për shkarkimin e Metës, Hyseni: Mund ta çojmë për ndjekje penale, të informojmë kryeprokurorin. Bushka dhe Hyseni ‘skanojnë’ deklaratat e Presidentit: Sfurqe, kërcënime, ‘Ndrangheta…ku jemi këtu, në kohë primitive?

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 vasilika hysi shkarkimi i metes 2 vasilika hysi

Sondazh

Poll