Politike

Vdiq nga Covid-19, mandati i Bashkim Finos i kalon Gentiana Cakranit

25 Maj 2021, 10:35 Nga DOSJA
Vdiq nga Covid-19, mandati i Bashkim Finos i kalon Gentiana Cakranit

TIRANË– Mandati i deputetit të ndjerë Bashkim Fino do t’i kalojë Gentiana Cakranit, e cila në shtator do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë për tu bërë deputetja më e re.

Në mbledhjen e zhvilluar nga Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u vendos që sipas Kodit Zgjedhor për kuotat gjinore, t’i kalohet Cakranit mandati i Finos.

Cakrani ishte e renditura në vendin e 11-të në listën e PS-së së Fierit. PS siguroi 9 mandate në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 25 qershorit, dhe mandati i Finos i kaloi Cakranit.

Bashkim Fino ndërroi jetë pasi u infektua nga Covid-19. Më 29 mars ai ndërroi jetë dhe kjo ditë u shpall ditë zie kombëtare.

Lexo të plotë dokumentin këtu

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bashkim fino gentiana cakrani bashkim fino gentiana cakrani

Sondazh

Poll