Politike

Largimi i Elezit, Imami: Gara është e pabarabartë, Basha mund t’i bëjë zgjedhjet më keq se Rama

25 Maj 2021, 09:50 Nga DOSJA
Largimi i Elezit, Imami: Gara është e pabarabartë, Basha mund

TIRANË– Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, është shprehur se përjashtimi nga gara i kandidatit Ibsen Elezi, tregon se gara është anti-demokratike dhe e pabarabartë.

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të ‘Grupi për PD’, Imami kërkoi Basha t’u dorëzojë listën e anëtarëve, pasi vetëm grupet paramilitare të përdorura nga PD sillen këtë mënyrë. Sipas tij Basha mund t’i bëjë zgjedhjet më keq se Rama.


Këto bëjnë veprime që janë veprime pa kuptim të turpshme. Nëse kryetari i Partisë vendosë të heqë znj. Elezi, mendoni se në një vend kryeministri zgjedh kandidatët çfarë zgjedhje do të ishin këto. Partisë janë aset publik. Nëse kjo nuk funksion brenda një partie si do të funksionojë në gjithë vendin, ky mund ti bëjë zgjedhjet dhe me keq se Rama. Nuk ka lista sekrete, vetëm grupet paramilitare të përdoruara nga PD sillen në këtë natyrë, që bën ato që bënë. Partia është e hapur dhe e gjithë partia duhet të ketë listën e anëtarëve. Të japin listën e anëtarëve. Gara është e pabarabartë.’- tha Imami.

Lajmi Kryesor: Fushata për zgjedhjet në PD/ ‘Grupi anti-Basha’ mban sot konferencë për shtyp, i drejtojnë 6 kërkesa kryetarit të partisë: Të rikthehet Ibsen Elezi!

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben imami grupi per pd arben imami grupi per pd

Sondazh

Poll