Politike

Edith Harxhi: Nuk tërhiqem, më 14 qershor Lulzim Basha do të vihet përballë një surprizë të madhe

25 Maj 2021, 09:29 Nga DOSJA
Edith Harxhi: Nuk tërhiqem, më 14 qershor Lulzim Basha do të

TIRANË– Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike,  Edith Harxhi deklaroi se Lulzim Basha ka marrë peng partinë dhe e gjithë administrate punon vetëm për të.

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të ‘Grupi për PD’, tha se programi që do të prezantojë për ringritjen e PD bazohet në parimet  dhe idealet e 1990, ndërsa tha se ky program do të sjellë reformimin e PD dhe përfundimin e tranzicionit të PD. Harxhi theksoi se nuk do të tërhiqet nga kandidimi dhe sipas saj, Bashën e pret një ‘surprizë’  më 13 qershor.


Nuk do të tërhiqem pavarësisht pengesave. Partia është marrë peng dhe administrata punon vetëm për një person, Lulzim Bashën. Pavarësisht gjithçkaje vazhdojmë të këmbëngulim për reformimin e PD. Të gjitha çështjet diskutohen në grup dhe jo në mënyrë personale siç i merr Basha. Unë nuk i marrë votën demokratëve por ata do më japin votën mua sepse do besojnë tek unë, te programi im, te ringritja e PD mbi idealet e viteve 90 dhe ky program do të jetë një fillim i ri për PD dhe përfundim i tranzicionit shqiptar pas 4 humbje seriale të PD dhe një lider që pretendonte të ishte perëndimor, por nuk bëri asnjë akt të tillë. Çfarëdo që të ndodh ky grup do të jetë unik dhe do të vazhdojë të punojë në çdo kohë. Më 14 qershor jam e sigurt që Lulzim Basha do të vihet përballë një surprizë të madhe”, u shpreh Harxhi.

Lajmi Kryesor: Fushata për zgjedhjet në PD/ ‘Grupi anti-Basha’ mban sot konferencë për shtyp, i drejtojnë 6 kërkesa kryetarit të partisë: Të rikthehet Ibsen Elezi!

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith harxhi grupi per pd edith harxhi grupi per pd

Sondazh

Poll