Aktualitet

Akuzohen për krime mjedisore, procedohen penalisht tre persona në Berat (DETAJE)

25 Maj 2021, 07:45 Nga DOSJA
Akuzohen për krime mjedisore, procedohen penalisht tre persona në

BERAT– Tre persona janë vënë në hetim nga policia në Berat, të cilët akuzohen për krime mjedisore. Policia bën me dije se ka proceduar penalisht M. Sh., 53 vjeç, pasi ka hedhur inerte me fadormë në lumin Osum.

Dy të tjerët të proceduar janë F. D., 38 vjeç dhe S. L., 30 vjeç për zaptim të pronës publike dhe nxjerrje të gurëve dekorativ nga Mali i Tomorit.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe të paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IMT Berat dhe Skrapar, kanë proceduar penalisht shtetasit:

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet procedohen penalisht tre persona ne berat procedohen penalisht tre persona ne berat

Sondazh

Poll