Tërmeti, si do përdoren 1,2 mld lekë për ndërtimin nga e para dhe rikonstruksionin e apartamenteve për 5 bashki
25 Maj 2021, 07:41Nga DOSJA
TIRANË– Rreth 1,2 mld lekë fonde parashikohen të përdoren për vazhdimin e programeve të rindërtimin, sipas vendimit të muajit maj të Ministrisë të Rindërtimit.
Pas miratimit të tij nga qeveria, fondet e parashikuara do të përdoren për ndërtimin nga e para të 154 njësive individuale të banimit për 5 bashki të vendit.
Fondi me vlerë 417 mln lekë do të vihet në dispozicion përkatësisht për ndërtimin e 38 shtëpive në Kamëz, 44 në Durrës, 17 në Vorë, 27 në Mirditë dhe 28 shtëpi në Shijak. Objektet janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuara nga e para sipas akt-ekspertizave të thelluara të miratuara edhe nga Komisioni Shtetëror për Rindërtim.
Fondi tjetër me vlerë rreth 868 mln lekë do të shpërndahet si grante për rikonstruksionin e apartamenteve të dëmtuara nga tërmeti. Bashkia Durrës pritet të përfitojë 541,8 mln lekë si grante rikonstruksioni për 1,591 familje shtëpitë e të cilëve janë klasifikuar me dëme DS1, DS2, DS3.
Përfitues të granteve për riparimin e shtëpive do të jenë edhe 30 familje në Bashkinë e Mirditës. për këtë përfitues parashikohet të ndahet fondi me vlerë 326 mln lekë.
Në total fondi i parashikuar për t’u shpërndarë në të gjitha bashkitë e vendit për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti është 9,8 mld lekë. Më herët u miratua vendimi i ri për shpërndarjen e 1,6 mld lekë në Tiranë si: 427,6 milionë lekë për 2,413 përfitues, ku 987 prej tyre janë klasifikuar me dëmtime të shkallës DS21; 803 përfitues do të jenë për dëmtimet DS2 dhe 623 të tjerë për dëme të klasifikuara DS3.
Programi për dhënien e granteve të rikonstruksionit parashikon që punimet për dëmtime të klasifikuara, si: DS1, DS2, DS3, të mund të kryhen vetë nga qytetarët me rimbursim shteti. Në total në 11 bashkitë e vendit, sipas Ministrisë të Rindërtimit kanë aplikuar online 48,708 qytetarë. Nga këto 25,863 janë klasifikuar DS1, DS2, DS3 për rikonstruksionin nëpërmjet granteve, ndërsa 22,845 janë klasifikuar DS4, DS5 dhe do të përfshihen në programet e rindërtimit. Faza e aplikimeve në platformën elektronike zgjati 1 muaj nga 28 janari deri në 28 shkurt të 2020-s.
Në total në vend u shembën 115 pallate të dëmtuara nga tërmeti, ku numri më i lartë rezultoi në Shijak në 30 pallate, 22 në Kurbin, 5 në Durrës, 8 në Kamëz, 10 në Kavajë, 19 në Vorë, 16 në Krujë, 4 në Lezhë dhe 1 në Mirditë. Në total për t’u riparuar ishin 242 pallate. Programi i granteve të rindërtimit Grante Rindërtimi -38 njësi individuale në Kamëz do të ndërtohen nga e para me fond 95,200,000 lekë -44 njësi individuale banimi në Durrës do të ndërtohen nga e para me fond 127, 823, 334 lekë -17 njësi individuale banimi në Vorë do të ndërtohen nga e para me fond 47, 080, 850 lekë -27 njësi individuale banimi në Mirditë do të ndërtohen nga e para me fond 73,355,206 lekë -28 njësi individuale banimi në Shijak do të ndërtohen nga e para me fond 80,410, 770 lekë Grante rikonstruksioni -1,591 përfitues të klasifikuar me dëme DS1, DS2, DS3 do të përfitojnë fondin me vlerë 541, 801, 000 në Durrës -30 përfitues të klasifikuara me dëme DS1, DS2, DS3 do të përfitojnë fondin me vlerë 326, 012,468 në Mirditë.
Monitor.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KAVAJË– Në redaksinë e emisionit Boom është drejtuar z. Isa Dervishi i cili ka një biznes privat në Golem të Kavajës dhe prej 20 vitesh paguan të gjitha de...
TIRANË– Një notere e identifikuar si Dhurata Vardhami është poceduar penalisht pasi akuzohet për shkelje detyre. Mësohet se Vardhami ka akuzohet se k...
TIRANË– Një 34-vjeçar i identifikuar si M.Mullai është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka mashtruar kompaninë ku punonte. Mësohet se Mullai ka m...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Në faqe të parë të Dosja.al është lajmi për mbledhjen e Komisionit Hetimor për ...
BRAZIL– Rocco Morabito, ‘SHEFI’ i klanit ‘Ndrangheta që kërkohej nga drejtësia italiane është vënë në pranga në Brazil. Mësohet se Morabito është arrestuar në v...
TIRANË– Sot pritet të jetë një ditë e nxehtë me temperatura të larta. Sipas Meteoalb, mëngjesi do të nisë me kthjellime. Mesdita dhe deri në mbyllje ...
FIER- Një 16-vjeçar raportohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Ballsh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur u...