Bota

Pamje të RËNDA/ Qeni i rrugës kafshon djalin e Mimoza Kusarit, deputetja ndan foto pa censurë

24 Maj 2021, 18:48 Nga DOSJA
Pamje të RËNDA/ Qeni i rrugës kafshon djalin e Mimoza Kusarit,

PRISHTINË– Djali i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila është sulmuar sot nga qentë endacakë. Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e oborrit të shkolles “Ismail Qemali”, në Prishtinë. Ajo ka ndarë fotot të të birit, duke ngritur shqetësimin lidhur me qentë endacakë që janë kthyer në një shqetësim për komunitetin, teksa i bën apel institucioneve që të marrin masa.

“Problemi që sot preku edhe familjen tonë, ka prekur qindra familje në mbarë Kosovën, jam shumë e vetëdijshme për këtë. Është i domosdoshëm trajtimi përmbajtësor i problemit të qenëve endacakë. Problemi i rrugës nuk mund të jenë qenët endacakë, por mënyra se si njerzit i trajtojnë ata. Unë nga zemra uroj që djali ynë të jetë i fundit që e përjetoi traumën e sotme, por frikohem se nuk do të mbaroj me kaq. Apeloj dhe lus të gjitha nivelet e vendimarrjes, mos të lëmë fëmijët të rritën me frikën e daljes në rrugë dhe urrejtjen ndaj kafshëve. Të ngrisim vëmendjen për trajtimin e qenëve të pastrehë dhe trajtimin e mëtutjeshëm të tyre,”- ka shkruar ajo në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mimoza kusari-lila mimoza kusari-lila

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 17:57

PALESTINË– Një postim në Twitter nga gazetarja palestineze e BBC, Tala Halawi është duke u hetuar nga transmetuesi pasi një pamje e ekranit të saj që...