Sport

Bekim Balaj e mbyll me Sturm Graz, tani kthehet lojtar i lirë

24 Maj 2021, 09:26 Nga DOSJA
Bekim Balaj e mbyll me Sturm Graz, tani kthehet lojtar i lirë

AUSTRI – Bekim Balaj lojtari i radhës i Kombëtares shqiptare që mbetet pa skuadër. Sulmuesi ka pritur fundin e kampionatit austriak për t’i dhënë lamtumirën Sturm Grazit, skuadër tek e cila u aktivizua në dy sezonet e fundit, duke zhvilluar 54 ndeshje dhe shënuar 4 gola në futbollin austriak.

Ka qenë vetë shkodrani 30-vjeçar që ka njoftuar zyrtarisht largimin nga Sturm Graz, duke i uruar më të mirat ish-skuadrës së tij në të ardhmen. Balajt i përfundoi kontrata me klubin austriak dhe palët vendosën të mos rinovonin bashkëpunimin midis tyre.

Tani ai është një futbollist i lirë dhe do të kërkojë një destinacion të ri për të ardhmen e tij. Me shumë gjasa, Bekim Balaj do ta vazhdojë karrierën në Europë, por nuk përjashtohet as një rikthim i mundshëm i tij në Superiore, ku mjaft skuadra shqiptare do të ishin të kënaqura ta kishin sulmuesin shkodran në gjirin e tyre.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bekim balaj shkodrani 30-vjeçar sturm grazit bekim balaj shkodrani 30-vjeçar sturm grazit

Sondazh

Poll

Sport 24 Maj 2021, 09:00

Presidenti i Napolit shkarkon Rino Gattuson

ITALI – Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit Gennaro Gattusos, pasi ai nuk arriti t’i siguronte skuadrës ng...