Sport

Presidenti i Napolit shkarkon Rino Gattuson

24 Maj 2021, 09:00 Nga DOSJA

ITALI – Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit Gennaro Gattusos, pasi ai nuk arriti t’i siguronte skuadrës nga Kampanja një vend për të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Champions League.

Klubi ka qenë nën një heshtje shtypi për muaj me radhë, kështu që askush nuk foli për mediat pas barazimit të tyre 1-1 me Hellas Verona. Një fitore e mundshme do të garantonte një vend në 4-tërshen e privilegjuar, por ata e humbën atë pozicion, të cilin e përfitoi Juventusi.

“I dashur Rino, unë jam i lumtur që kam kaluar dy sezonet e fundit me ty. Duke ju falënderuar për punën e bërë, ju uroj suksese kudo që të shkoni. Unë gjithashtu i dërgoj një përqafim gruas dhe fëmijëve tuaj. Aurelio De Laurentiis”,- ka shkruar presidenti i klubit italian në Twitter.

Raportet midis presidentit dhe Gattusos, kohët e fundit kanë qenë tepër të ftohta dhe përflitej, që Rino do të largohej nga kjo skuadër edhe nëse Napoli do ishte kualifikuar në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aurelio de laurentiis gennaro gattusos presidenti i napolit aurelio de laurentiis gennaro gattusos presidenti i napolit

Sondazh

Poll