Ndodh dhe kjo! I riu studion në Stamboll, rezulton debitor në Universitetin Bujqësor në Kamëz!
24 Maj 2021, 18:43Nga DOSJA
Niko Toti prej vitesh ka ndjekur studimet në Stamboll. Ndërkohë që pas studimeve universitare kthehet në Shqipëri për të vazhduar edhe masterin. Mirëpo i riu ankohet në emisionin Fiks Fare sepse është penalizuar duke mos hyrë dot në provimet e masterit.
Arsyeja është sepse rezulton debitor prej 40 mijë lekësh në Universitetin Bujqësor , dega Veterinari,lënda Informatikë. Studenti tregon se në vitin 2014 ka qenë regjistruar në Universitetin Bujqësor, por nuk ka shkuar asnjë ditë për shkak se menjëherë është nisur në Stamboll ku ka studiuar për 5 vite. Në kohën që u kthye në Shqipëri për të kryer studimet master ka rezultuar në sistem debitor në shumën e 40 mijë lekëve. Madje në sistem figuron edhe me një notë të marrë në vitin 2014 në lëndën Informatikë, pavarësisht se nuk ka qenë asnjë ditë në këtë fakultet,auditor apo provim.Niko Toti kërkoi ndihmën e Fiksit.
Bashkëpunëtorët e emisionit Fiks Fare shkojnë në sekretarinë e Universitetit Bujqësor për të marrë një përgjigje për këtë problem. Sekretaria u thotë se studenti duhet të paguajë sepse figuron në sistem. Ndërkohë për mënyrën sesi është vendosur një notë fiktive kur studenti nuk ka qenë prezent asnjë ditë sekretaria nuk ka dijeni. Bashkëpunëtorëve të Fiksit në sekretari u thuhet se pedagogu që ka vënë notën fiktive 5, tashmë është në pension dhe këtë punë e zgjidh vetëm financa.
Gazetarët e Fiksit shkojnë në drejtorinë e financës. Përgjegjësja ju thotë se është në dijeni të këtij rasti . Denoncuesi thotë ajo ka sjellë të gjithë tabulatet që faktojnë se nuk ka studiuar asnjë ditë në këtë fakultet. Por dokumenti është vonuar sepse punonjësja që firmos nuk ka qënë në Shqipëri prej disa ditësh.Përgjegjësja u thotë gazetarëve të Fiksit se studenti Niko Toti do e marrë vërtetimin. Më pas gazetarët pritën edhe studentin i cili mori vërtetimin e çregjistrimit, dokument për të cilin ai ishte penalizuar në studimet master. Edhe në këtë rast Fiks Fare zgjidhi problemin e denoncuesit të cilin prej kohësh nuk po mundte ta zgjidhte.
Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim penal për ekspertët që kanë bërë akt-eskpertimin e armës së krimit që u gjet në dorën e biznesmenit 37-vje&cced...
TIRANË-Mjeku Tiran Kalo këshillon qytetarët që të jenë sa më vigjilent ndaj virusit, pasi virozat mund të jenë më të rrezikshme se Covid. Me anë të një pos...
Aktualitet24 Maj 2021, 17:27
TIRANË- Policia ka dhënë detaje shtesë për operacionin, ku dy jordanezë u zbuluan në Tiranë, duke tregtuar ushqime false dhe të skaduara. Ushqimet dhe pije...
DURRËS– Edvin Sinani është specialisti i antidrogës i cili kishte krijuar një grup që merrej me shpërndimin e lëndëve narkotike.SHÇBA njoftoi se ësh...
DURRËS– SHÇBA-ja e Durrësit në bashkëpunim me atë të Kavajës dhe me Prokurorinë kanë vënë në pranga punonjësin e policisë, Edvin Sinanin! Oficeri tr...
TIRANË– 1 person ka humbur jetën nga Covid në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Këto janë shifrat që kanë dalë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë të i...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen misterioze të 23-vjeçares Evgjeni Baxho. E reja u gjet pa shenja jete në banesën e s...