Aktualitet

Shënime të kuqe në trup me simbole të panjohura!/ U tha se vdiq nga infeksioni në dhëmballë, nisin HETIMET për vdekjen e

24 Maj 2021, 15:36 Nga DOSJA
Shënime të kuqe në trup me simbole të panjohura!/ U tha se

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen misterioze të 23-vjeçares Evgjeni Baxho. E reja u gjet pa shenja jete në banesën e saj më 18 maj, ku dhe banonte e vetmte. Fillimisht ngjarja u raportua se kishte ndodhur për shkak të një infeksioni që e reja kishte pasur në dhëmballë. Por ato që u gjetën në banesën e saj ngritën dyshime për shkakun e vdekjes…

Grupi i hetimit ka treguar për ‘Top Channel’ se gjeti pranë vajzës një recete, një raport të marrë nga instituti shëndetësor të firmosur në datën 12 maj, një fletë e bardhë e shkruar me shkrim dore me stilolaps blu, që fillon me fjalët: “Vet nga fjala virtualizëm ‘ dhe përfundon me shkronja shtypi “DISK DEFRAGMENT’.

E reja kishte pranë saj gjithashtu një letër tjetër me 16 rreshta ku pas numrit 4 shkruhet “borë metal”, ndërsa ato që janë gjetur në trupin e saj kanë shokuar hetuesit dhe kanë bërë që të nisin hetimimet. Në trupin e kufomës, në pjesën e barkut kishte shkrim të panjohur, i bërë me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të bëra po ashtu me lapostil të kuq.

Për të zbardhur ngjarjen dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 23-vjeçares, janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung që posedonte e reja dhe laptopin. Ndërkohë që në shtëpi i janë gjetur edhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile. Hetimet dhe përkthimi i simboleve do të tregojnë shkakun e vërtetë të vdekjes të së miturës, pasi ka dyshime që të jetë bërë pjesë e ndonjë kulti fetar. Megjithatë pritet që fjalën e fundit ta thotë ekspertiza mjeko-ligjore. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evgjeni baxho vdekja e evgjeni baxhos evgjeni baxho vdekja e evgjeni baxhos

Sondazh

Poll