Aktualitet

I riu shqiptar qëllon pesë herë me thikë partneren në Francë! Sapo kishte dalë nga burgu, i njohur si “tmerri”

24 Maj 2021, 16:15 Nga DOSJA
I riu shqiptar qëllon pesë herë me thikë partneren në

FRANCË– Një 23-vjeçar me origjinë nga Kosova goditi për vdekje me thikë partneren e tij 22 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e çiftit, ku shqiptari qëlloi për vdekje partneren e tij. 

“Viktima mori pesë plagë me thikë,”- tha për mediat një zyrtar i Policisë, ndërsa shtpi se i riu shqiptar është shpallur në kërkim. Tragjedia ndodhi jo shumë larg shtëpisë së çiftit në Hayange të Francë.

Sipas prokurorit publike të Metz, Christian Mercuri, i dyshuari shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Liridon B, është i njohur për Policinë pasi ishte dënuar më herët për vepra trafiku.Ai po vuante pjesën e mbetur të dënimit në arrest shtëpie. 

Shqiptari ishte i njohur për vjedhje të dhunshme, kërcënime me armë dhe një sërë veprash të tjera. I dyshuari dhe viktima janë prindër të një vajze të lindur në vitin 2017, e cila është marrë nën kujdes nga autoritetet.

Marrë nga news.in

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari vret partneren shqiptari vret partneren

Sondazh

Poll