Aktualitet

Shifrat më të ULËTA nga nisja e Covid! Në 24 orë humb jetën 1 person nga virusi në Shqipëri, infektohen 6 të tjerë, 7

24 Maj 2021, 15:55 Nga DOSJA
Shifrat më të ULËTA nga nisja e Covid! Në 24 orë humb

TIRANË– 1 person ka humbur jetën nga Covid në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Këto janë shifrat që kanë dalë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë të infektuar nga Covid janë vetëm 6.   Gjatë orëve të fundit, janë kryer 2020 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Shkodër, Mat, 1 rast në Mirditë, Berat. Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,826 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Korça, 66 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Statistika (24 Maj 2021)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 94
Të shtruar në spitale 57
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2020

Testime totale 700,270
Raste pozitive 132,215
Raste të shëruara 128,826
Raste Aktive 944
Humbje jete 2,445

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 505
Korçë 108
Shkodër 85
Vlorë 53
Elbasan 42
Berat 39
Lezhë 32
Gjirokastër 34
Fier 20
Kukës 13
Durrës 10
Dibër 3

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll