Aktualitet

SI NËPËR FILMA/ Zbulohet oficeri trafikant i Antidrogës, organizonte grupin e shpërndarjes në Durrës, i vishte si policë

24 Maj 2021, 16:23 Nga DOSJA
SI NËPËR FILMA/ Zbulohet oficeri trafikant i Antidrogës,

DURRËS– SHÇBA-ja e Durrësit në bashkëpunim me atë të Kavajës dhe me Prokurorinë kanë vënë në pranga punonjësin e policisë, Edvin Sinanin! Oficeri trafikant i antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit ishte përfshirë në organizimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sinani kishte krijuar ‘grupin’ e tij, prej disa personash, të cilët i pajiste me uniforma policie e më pas shpërndante lëndë narkotike. Më pas vijonte puna! Të gjithë shpërndarësit e lëndës narkotike, ndalonin persona të tjerë që merreshin po me këtë punë, e më pas i lironin duke mos ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.

NJOFTIMI:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Durrës-Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës finalizuan me sukses operacionin në funksion të procedimit penal nr. 444, viti 2020, për veprat e “Shpërdorimit të detyrës“ dhe “Prodhim e shpërndarje të lëndëve narkotike”. Pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësit të Policisë E.S., i cili kryente funksionin e specialistit për narkotikët në Drejtorinë Vendore Policisë Durrës.Gjatë ushtrimit të detyrës, ky punonjës policie dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të Policisë.Gjithashtu, specialisti i Antidrogës në bashkëpunim me këta shtetas, organizohej duke i veshur me uniforma policie për të bërë të mundur kapjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe më pas i lironin duke mos ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.

Mbi bazën e rregjistrimit të procedimit penal dhe në perfundim të hetimeve paraprake, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” ndaj shtetasit E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.Për bashkëpunëtorët e tij, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet punonjesi policise edvin sinani arrestohet punonjesi policise edvin sinani

Sondazh

Poll