Aktualitet

E qëlloi me 5 plumba gjatë festës së Vitit të Ri/ Ekzekutoi Altin Balliun, dënohet 25 vjet burg ‘i forti’ Korçës i O

24 Maj 2021, 18:18 Nga DOSJA
E qëlloi me 5 plumba gjatë festës së Vitit të Ri/

TIRANË– Dënohet me 25 vite burgim, Olger Mustafa alias “Geri Muçi”, i konsideruar si i “forti” i Korçës. Vendimi është dhënë ditën e sotme nga gjykata e Korçës, e cila e ka shpallur fajtor dhe dënuar si person që ka ekzekutuar me armë shtetasin, Altin Balliu. Në seancë, prokurori i çështjes Edmond Shytko, e akuzoi në pretencën e tij, Mustafën për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

Kjo masë dënimi u kërkua nga prokurori, duke llogaritur dhe akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Familjarët e viktimës kërkojnë burgim përjetë për autorin e vrasjes ndërsa kanë hedhur akuza të rënda për prokurorin Shytko, i cili nuk ka qenë prezent në seancën e fundit pasi ka qenë në SHBA.

Si ka ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë është shënuar në 17 janar 2019, ku Mustafa e ka qëlluar me 5 plumba viktimën.

Vrasja e Altin Balliut, erdhi në një moment kur një grup djemsh ishin mbledhur në një lokal për të festuar Vitin e Ri në qytetin e Korçës. Konflikti ka nisur në rrethana banale, për dritat e makinës dhe më pas sheri ka filluar fizikisht, ku në mënyrë sistematike ka qënë Olger Mustafa që ka sulmuar tre herë me rradhë grupin e djemve.

Një herë i ka sulmuar me makinë, duke i rrezikuar seriozisht jetën, herën e dytë i ka sulmuar me levë dhe herën e tretë i ka sulmuar me armë zjarri, duke lënë të vdekur në vend Altin Balliun.

Për policinë e Korçës, ky personazh është në listën e individëve si kontigjent kriminal, pasi në nëntor të vitit 2010 rezulton i dënuar nga gjykata e Korçës me 12 vite burgim, për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë në dëm të Marko Hysollit.

Hysolli është goditur me automatik nga Mustafa, për shkak të një borxhi financiar, prej 1 mijë euro që autori i kishte Hysollit.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin balliu olger mustafa altin balliu olger mustafa

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2021, 17:27

TIRANË- Policia ka dhënë detaje shtesë për operacionin, ku dy jordanezë u zbuluan në Tiranë, duke tregtuar ushqime false dhe të skaduara. Ushqimet dhe pije...