Politike

Basha përkujton revoltën kundër diktaturës në Qafë Bari: Vatra e së keqes qëndron akoma ndezur

22 Maj 2019, 10:13 Nga DOSJA
Basha përkujton revoltën kundër diktaturës në Qafë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot 35-vjetorin e revoltës së Qafë-Barit.

Përmes një statusi në “Facebook”, lideri demokrat, shkruan se kjo revoltë tronditi diktaturën dhe përhapi kudo në vend kushtrimin se liria nga dhuna e egër gjakatare e komunizmit do të vinte shumë shpejt.

Basha shprehet se edhe sot shqiptarët janë të bashkuar dhe nuk do të lejojnë askënd që të mposhtë lirinë dhe demokracinë si dhe të ardhmen e tyre europiane.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

35 vjet më parë, me 22 maj 1984, revolta e Qafë Barit tronditi diktaturën dhe përhapi kushtrimin anembanë se liria nga dhuna e egër dhe gjakatare do të vinte. Sot përulemi para heroizmit prekës të martirëve të Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, të cilët ranë theror për liri!

35 vjet më vonë, protagonizmi i xhelatëve të komunizmit është një kambanë alarmi për gjithë kombin. Vatra e së keqes është akoma e ndezur, drejtësia akoma nuk e ka bërë detyrën e saj, liria dhe demokracia janë akoma të brishta, dhe e ardhmja e Shqipërisë është në udhëkryq!

Të frymëzuar nga rezistenca e martirëve të Qafë-Barit, me amanetin e sakrificës së tyre në zemër, jemi sot më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë, për të mos lënë asgjë dhe askënd të mposhtë lirinë dhe demokracinë e të shkatërrojë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Lavdi përjetë martirëve të Revoltës së Qafë Barit!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 35 vjetori i revoltes lulzim basha revolta e qafe barit 35 vjetori i revoltes lulzim basha revolta e qafe barit

Sondazh

Poll