Art&Argëtim

U tha se e ka marrë “në dorë” Luana! Arbana Osmani trazon rrjetin për “Big Brother”, i hap zemrën fansave: Do t’j

24 Maj 2021, 13:51 Nga DOSJA
U tha se e ka marrë “në dorë” Luana! Arbana Osmani

TIRANË– Prezantimi i programit “Big Brother Vip” ka ndezur rrjetin pasi ende nuk dihet se cili do të jetë moderatori. Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por këtë vit ka aludime se spektakli do i besohet Luana Vjollcës, që ka drejtuar disa nga spektaklet më të rëndësishme në “Top Channel”. 

Por një postim i Osmanit ka trazuar rrjetin. Ajo është pyetur nga ndjekësit e saj nëse do të merrte në duar “frerët” e emisionit të ri, e përgjigjia ka ngritur dyshime. 

Pyetja: A je prezantuesja e Big Brother Vip, na trego të lutem.

Arbana Osmani: Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti.

Për momentin Arbana Osmani është në përfundim të ciklit të “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa Luana nuk i ka nisur ende përgatitjet për “Shiko kush luan”. Po ashtu emisioni dating, “Take me out”, që ishte planifikuar më herët, thuhet se nuk do të bëhet, megjithatë vetë Luana nuk ka konfirmuar asnjë lajm. Mbetet për t’u parë se cila nga të dyja do ta moderojë programin. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz arbana osmani big brother vip luana vjollca arbana osmani big brother vip luana vjollca

Sondazh

Poll