Art&Argëtim

S’pranoi Gjon’s Tears në festivalin e Këngës? Alketa Vejsiu flet për herë të parë për akuzat: Ishin rregullat e RTSH

24 Maj 2021, 08:52 Nga DOSJA
S’pranoi Gjon’s Tears në festivalin e Këngës? Alketa

TIRANË– Një përplasje e fortë është zhvilluar që pas finales së Eurovizionit mes këngëtarit shqiptar që përfaqësoi Zvicrën, Gjon’s Tears (Muharremaj) dhe moderatores Alketa Vejsiu. Ishte Gjoni i pari i cili në një intervistë të disa kohëve më parë, deklaroi se do të kishte dashur të përfaqësonte Shqipërinë por nuk i ishte dhënë mundësia në festivalin e këngës në RTSH. Koha që iu referua Gjoni përkonte me vitin kur festivali u organizua nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka.

Në një intervistë për Abc News, Gjon Muharremaj tha se:  “Alketa Vejsiu më shkroi: ‘Super këngë qenka Gjon. E mrekullueshme, do flas me produksionin dhe do të them si do vijohet’. Më tha pastaj hajde apliko dhe telefonoi disa ditë me vonë ku u shpreh: ‘Më fal por janë 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët por tani je shumë vonë për aplikim.’ Pastaj më tha s’ka problem do të thërrasim si i ftuar.  Herën e parë kur e dërgova këngën më thanë: Ëoë, sa shumë na pëlqen, shumë e bukur, entuziastë të shohim çfarë do bëhet dhe mbas dy ditëve dëgjo Gjon kënga është frëngjisht. Dhe e çuditshme është që më tha do të ftojmë dhe s’më ftoi fare. Por s’ka problem.”

Sipas tij,  në fund, Alketa e kishte marrë dhe i kishte thënë se “ishte shumë vonë për të marrë pjesë”.

Pas kësaj deklarate një reagim ka ardhur edhe nga Vejsiu. E kontaktuar nga  “Anabel.al” ajo ka theksuar se rregullat e Festivalit janë të njëjta për të gjithë duke ia faturuar kështu përgjegjësinë RTSH si organizatore kryesore e festivalit.

“Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet, mesa mbaj mend. Unë doja shumë që Gjon të ishte pjesë. Mendoj që është një talent absolut. I kam propozuar të jetë i ftuar si “zërat e të ardhmes”. Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe. Procedurat e RTSH-së janë pak rigoroze; kjo nuk vë në diskutim talentin e këtij artisti, të cilit uroj t’ja dëgjoj zërin sa më lart. Nëse do ta ribëja Festivalin, do ta ftoja me kënaqësi”, ka thënë Alketa.

Por a është kjo 100% e vërtetë?

Nëse rikthehemi në kohë, në vitin 2019, kohë kur Vejsiu dhe Grabocka organizuan Festivalin e Këngës në RTSH, nuk kanë munguar akuzat nga pjesëmarrësit. Ishte Elvana Gjata, ajo që u largua me mllef nga festivali, pas rrëmbimit të fitores nga Arilena Ara. Por a ishte vërtet kaq e rreptë RTSH? Këtë nuk e dimë me siguri, por në rastin e këngëtarit Robert Berisha, rregullat nuk i caktonte RTSH por Vera Grabocka. Në një rrëfim të tij për mediat, Robert Berisha deklaronte se “më ftoi Vera, më tha eja të marrësh pjesë në festivalin e RTSH”, duke treguar sesi u bë në pjesëmarrës pa kaluar në filtrat e RTSH.

(o.l;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu festivali i këngës gjon's tears robert berisha alketa vejsiu festivali i këngës gjon's tears robert berisha

Sondazh

Poll