Art&Argëtim

Flori Mumajesi prek me dedikimin e tij, flet për herë të parë pas humbjes së nënës: Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën

24 Maj 2021, 08:09 Nga DOSJA
Flori Mumajesi prek me dedikimin e tij, flet për herë të

TIRANË-Këngëtari Flori Mumajesi pas publikimit të këngës së tij më të re ‘E para’ në bashkëpunim me Klajdi Harunin,  konkuruese në festivalin e “Këngës Magjike” ka reaguar pas shumë kohësh në lidhje me vdekjen e nënës së tij.

Pas një publikimi që ai ka bërë në “Instastory”, këngëtari ka shkruar fjalë prekëse për nënën e tij e cila ka ndërruar jetë disa muaj më parë pas problemeve shëndetësore. Ai është shprehur se ishte hera e parë që pasi ka kënduar nuk ka marrë mesazh nga nëna e tij, duke vendosur në sfond këngën e tij “Dhemb”.

 “Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty. Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se m’ka marrë malli me t’mbajt erë n’qafë, m’ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në tv, e të më thuash si dola dhe pastaj të marrë në tel e t’flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thon DJALI MAMIT”, ka shkruar Flori.

Kjo ishte hera e parë që Flori ka folur  për vdekjen e nënës së tij, por mediat  kishin raportuar më 24 shkurt të këtij viti se ai ka humbur nënën pas problemeve shëndetësore në zemër.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz flori mumajesi flori mumajesi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Maj 2021, 11:37

HOLANDË-Pasi shkëlqeu në “Eurovision”duke u renditur i treti, Gjon Muharremaj është ndër emrat më të lakuar ditët e fundit, për vetë faktin se djaloshi ësh...

Art&Argëtim 23 Maj 2021, 09:33

HOLANDË– Mbrëmjen e djeshme është mbyllur finalja e Eurovizionit, ku fituese u shpall Italia e përfaqësuar nga grupi Maneskin me këngën “Zitti e Buoni”.Por...