Art&Argëtim

Reagon Dua Lipa pas sulmit që doli në mbrojtje të Palestinës: Çdo njeri hebre, mysliman, i krishter ka të drejtë të jeto

24 Maj 2021, 13:08 Nga DOSJA
Reagon Dua Lipa pas sulmit që doli në mbrojtje të

SHBA– Dua Lipa i është përgjigjur një reklame në ‘The New York Times’ që ku është sulmuar ajo dhe modelet Bella dhe Gigi Hadid .

Reklama u botua në përgjigje të mbështetjes së tyre të bujshme për çështjen Palestineze pas një shpërthimi të dhunës midis Hamasit dhe Izraelit. Ajo përmbante një foto të treshes së bashku me mbishkrimin “Hamas bën thirrje për një Holokaust të dytë. Dënoni ata tani.”

Reklama, e cila u shfaq në edicionin e së shtunës së gazetës, u pagua nga “Rrjeti i Vlerave Botërore”, i cili drejtohet nga Rabini Shmuley Boteach. Ai i etiketoi ato si “tejet-ndikuese” dhe se kanë akuzuar Izraelin për spastrim etnik dhe kanë fyer  Shtetin Hebre.

Motrat Bella dhe Gigi Hadid kanë një baba palestinez, arkitektin Mohammad Hadid, dhe kanë qenë gjithmonë  mbështetwse për atdheun e babait të tyre. Lipa është e lidhur me vëllain e tyre të vogël Anwar Hadid.

Me një postim në Twitter Dua Lipa e inatosur është shprehur:

“Unë i hedh poshtë plotësisht akuzat e rreme dhe të tmerrshme. “Rrjeti i Vlerave Botërore” janë duke përdordorur paturpësisht emrin tim për fushatën e tyre të shëmtuar me lajme te rreme dhe moskuptim të asaj të cilës unë përfaqësoj. Unë do të solidarizohem me njërzit e dhunuar dhe  dotë reagojë kundër ccdo forme racizmi.      Çdo njeri hebre, mysliman, i krishter ka të drejtë të jetojë në paqe si kushdo në vendin që ka zgjedhur të jetojnë”.

Luftimet e fundit filluan kur më 10 maj,  militantët e Hamasit në Gaza lëshuan raketa drejt Jeruzalemit. Breshëria erdhi pas disa ditësh përplasjesh midis protestuesve palestinezë dhe policisë Izraelite në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa. Taktikat e ashpra të policisë në kompleks dhe dëbimi i kërcënuar i dhjetëra familjeve palestineze nga kolonët hebrenj ndezën tensionet.

Bombardimi dha një godite infrastrukturën, rrafshoi shumëkatëshet dhe shtëpitë, shkatërroi rrugët dhe sistemet e kanalizimeve. Të paktën 30 objekte shëndetësore u dëmtuan, duke detyruar një ndalim të testimit të koronavirusit në territor.

Një armëpushim të Premten, i ndërmjetësuar nga Egjipti i dha fund këtij 11 ditëshi armiqësor, gjatë të cilave ushtria izraelite goditi Gazën me sulme ajrore të cilat tha se ishin një përgjigje ndaj raketave të hedhura në Izrael nga militantët palestinezë.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz “rrjeti i vlerave botërore” bella dhe gigi hadid dua lipa “rrjeti i vlerave botërore” bella dhe gigi hadid dua lipa

Sondazh

Poll