Art&Argëtim

Sara Hoxha flet për bllokimin e qumështit të gjirit: E kisha nënvlerësuar por përfundova me 40 temperaturë

24 Maj 2021, 09:55 Nga DOSJA
Sara Hoxha flet për bllokimin e qumështit të gjirit: E kisha

PRISHTINË– Mëmësia e ka bërë Sara Hoxhën, partneren e Ledri Vulës që shpesh të ndajë me ndjekësit e saj detaje mbi këtë fazë të rëndësishme të jetës së saj. Ajo nuk ngurron të bisedojë në rubrikën “Ask me a question” me ndjekësit ose thjesht të ndajë mendime nga rutina e saj dhe i tillë ka qënë dhe ky moment.

Ditën e djeshme në një foto të sajën ajo ka treguar në lidhje me ‘bllokimin e qumështit të gjirit’ dhe sesi ajo e kishte nënvlerësuar deri në ato momente.

‘Bllokim të qumështit të gjirit që dje, e kisha nënvlerësuar këtë tematikë deri sa më shkaktoi temperaturë 40 gradë dhe shumë dhimbje. Më duhej të filloja antibiotikët duke shpresuar që çdo gjë do të shkojë mirë,’ ka thënë Sara.

Por çfarë është bllokimi i qumeshtit të gjirit dhe nga se shkaktohet ky fenomen tek gratë shtatzëna?

Bllokimi i qumështit të gjirit është një fenomen i njohur të gratë që ushqejnë më gji të vegjlit dhe ndodh ta kuptojmë kur gjinjtë bëhën të dhimbshëm dhe indet e mbingarkuara të gjirit nuk prodhojnë më qumësht. Shkaqet pse ndodh janë të shumta duke nisur ndryshimet hormonale deri tek ushqimet që përmbajnë sasi të lartë kafeine.Ajo që duhet bërë është dieta e balancuar ushqimore, përdorimi i vitaminës D, ushtrime fizike, gjumë i qetë dhe mbajtes nën kontroll të stresit.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz bllokimi i qumeshtit te gjirit sara hoxha bllokimi i qumeshtit te gjirit sara hoxha

Sondazh

Poll