Art&Argëtim

Pirro Çako i rikthehet muzikës me një bashkëpunim

24 Maj 2021, 13:44 Nga DOSJA
Pirro Çako i rikthehet muzikës me një bashkëpunim

TIRANË– Këngëtari Pirro Çako do të rikthehet me një projekt të ri muzikor. Ky lajm u bë i ditur në emisionin “Soiree”, ku ishin të ftuar edhe grupi i njohur Revolt Klan i përbërë nga Febi Shkurti dhe Bruno Pollogati. Ky i fundit ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re.

Ai ka treguar se do të bashkëpunojë me Pirro Çakon dhe shumë shpejt do të vijë kënga e tyre, ndonëse nuk ka treguar detaje të tjera.

Kujtojmë se disa ditë më parë u zbulua se kantautori Pirro Çako u bë baba për herë të dytë. Lajmin e bëri të ditur “Bordo” dhe u mësua se Pirro ishte bërë sërish baba i një djali, që është pagëzuar me emrin Amadeus.

Ky lajm i surprizoi të gjithë, sepse kantautori shfaqet shumë rrallë në intervista dhe nuk preferon të flasë në lidhje me jetën e tij private. Dy vite më parë u bë i ditur lajmi se Pirro kishte nisur një romamcë me një bjonde të re në moshë, por identiteti i saj nuk u bë kurrë i ditur.

Pirro ishte shprehur më herët se nuk kishte plane për një fëmijë tjetër pas Anthony-t, por me nisjen e romancës së re gjithçka ka ndryshuar në jetën e tij. Është mësuar se partnerja e kantatutorit punon si kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai.

Kujtojmë se hera e fundit kur Pirro ka bashkëpunuar në një projekt muzikor ka qënë kënga me Xhensila Myrtezaj, ‘Sekreti im’ rreth një vit më parë.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz pirro çako pirro çako

Sondazh

Poll