Sport

Lille bën “revolucion” në kampionatin francez, zhvlerëson milionat e PSG dhe rikthehet tek titulli kampion pas një dekad

23 Maj 2021, 21:30 Nga DOSJA
Lille bën “revolucion” në kampionatin francez,

FRANCË- Ishte një nga skuadrat më pak të kuotuara për të fituar titullin kampion në Francë, por ja që një skuadër si Lille të fitojë titullin kampion duke dominuar ndaj gjigandëve si PSG,Monaco apo Lyon. Në ndeshjen e fundit të kampionatit skuadra e Lille luajti ndaj Angers duke triumfuar me shifrat 2-1. David dhe Burak Yilmaz ishin autorët e golave për Lille.

Me këtë fitore Lille e mbylli kampionatin në krye me 83 pikë, një më tepër se Paris Saint Germain, që sot bëri detyrën duke fituar me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Brestit, por ky sukses nuk mjaftoi për të bërë rokadën në krye.

Dështon në mënyrë fatale Lyoni, që shpërdoroi avantazhin 2-1 ndaj Nices dhe u mposht 2-3, duke mbetur në vendin e katërt dhe jashtë zonës Champions për sezonin e ardhshëm. Monaco nuk shkoi përtej barazimit pa gola ndaj Lensit, duke ruajtur vendin e tretë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ligue1 lille psg ligue1 lille psg

Sondazh

Poll