Art&Argëtim

Anxhela Peristeri flet pak para orës së performimit në finalen e Eurovision 2021: Pres mbështetjen për ta ngjitur sa më la

22 Maj 2021, 17:01 Nga DOSJA
Anxhela Peristeri flet pak para orës së performimit në finalen e

HOLANDË- Anxhela Peristeri ka rrëfyer emocionet e natës së dytë, pas arritjes së momentit kulminant, atij të kualifikimit për në finalen e sotme të Eurovision 2021. Në një intervistë për Telegrafin këngëtarja ka folur pak para natës kulminante të Eurovision.

Shqipëria përfaqësohet me këngën “Karma” nga këngëtarja Anxhela Peristeri , e cila fitoi votat e mjaftueshme për ta kualifikuar vendin për në finalen e madhe.

“Eurovisioni është një skenë aq e madhe, me një audiencë aq të madhe sa që kontrollimi i emocioneve gjatë performimit është shumë i vështirë. Në momentin që dëgjuam se ishim në finale, isha shumë e lumtur dhe emocione te jashtëzakonshme që është vështirë të pëshkruhet sidomos kur aspak nuk e prisja që ne të emërohemi si kualifikuesi i parë. Ishte një moment shumë i bukur”, -ka thënë Anxhela Peristeri.

Ajo gjithashtu u ka bërë njëherësh thirrje të gjithë shqiptarëve që të shprehin mbështetjen ndaj saj, duke votuar.

“Emocionet gjithnjë janë në rritje kur afrohet ora e performimit, jam shumë e lumtur që arritëm në finale dhe do e përfaqësojmë gjithë shqiptarët anembanë dhe muzikënshqiptare. Jam shumë falenderues për votat e shqiptarëve në diasporë në natën e gjysmëfinales, sonte gjithashtu dhe një herë pres mbështetjen e tyre për ta ngjitur sa më lartë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në këtë edicion. Sonte, performoj me numrin 02, dhe shpresoj të marr mbështetjen e gjithë shqiptarëve dhe një herë”, -ka thënë Anxhela Peristeri.

Plot 26 shtete do të konkurrojnë për vendin e parë, të cilët njëherësh do të përcaktojnë edhe vendin ku do të mbahet Eurovisioni vitin e ardhshëm.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri eurovision 2021 anxhela peristeri eurovision 2021

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Maj 2021, 10:18

PRISHTINË– I ftuar rubrikën “5 datat” në “Prive”, reperi Getoar Aliu  ka rrëfyer për një nga ngjarjet më të vështira të jetës së tij.Një ngjarje e cila dih...

Art&Argëtim 22 Maj 2021, 08:54

10 të famshëm të shenjës së Binjakëve

SHBA– Jemi zyrtarisht në shenjën e binjakëve dhe këtë janë yjet e showbizit që mbizoterojnë këtë shenjë.1.Naomi CampbellMamaja e re e ccel sezonin e Binja...