Aktualitet

Greqia hapi kufijtë për punonjësit sezonalë, MEPJ tregon kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit: Test covid, mo

22 Maj 2021, 15:45 Nga DOSJA
Greqia hapi kufijtë për punonjësit sezonalë, MEPJ tregon

KAKAVIJË- Punëtorët sezonalë që punojnë në Greqi, janë të lirë të kalojnë në pikën kufitare të Kapshticës. Në njoftimin e publikuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, thuhet se  të gjithë punëtorët që do të kalojnë kufirin duhet që t’i nënshtrohen tamponit, ndërkohë që kouta e njerëzve që do të mund të kalojnë kufirin është 400 persona në ditë. Gjithashtu bëhët e ditur se kalimi do të kryhet vetëm në orarin 08:00 me 16:00 deri në datën 31 maj.        

Njoftimi i MEJP:

Duke filluar nga sot deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë drejt Greqisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron se këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19. Kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://www.travel.gov.gr

Vetëm pasi të kenë marrë konfirmimin, ata mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke. Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo evropianë të tjerë). Ndërkohë, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kalimi ne kufij mejp puntoret sezonale kalimi ne kufij mejp puntoret sezonale

Sondazh

Poll