Aktualitet

Epidemiologu Ilir Alimehmeti jep dy LAJMET e mëdha: Ka ardhur momenti të heqim fare maskat, mund të mbyllet dhe Covid 2

22 Maj 2021, 14:26 Nga DOSJA
Epidemiologu Ilir Alimehmeti jep dy LAJMET e mëdha: Ka ardhur momenti

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se ka ardhur momenti që përdorimi i detyrueshëm i maskave të hiqet nga rregullat e detyrueshme gjatë periudhës së pandemisë.

Në një prononcim për Report TV, Alimehmeti tha se kjo është një masë e madhe dhe duke qenë se as nuk po përdoret masivisht, mirë do të ishte që të hiqej si rregull.

Alimehmeti shtoi gjithashtu se mund të diskutohet edhe mbyllja e Covid-2 duke lënë hapur vetëm Infektivin. 

“Maska në ambientet e hapura që de facto në shumicën dërrmuese të rasteve në fakt nuk po përdoret, bën sens që ta heqim dhe nga letra. Masa e dytë që është pak më e fortë është kufizimi i lëvizjes, bën edhe kjo shumë sens që mos të ketë më kufizim të lëvizjes. Nëse çiftohet edhe me hapjen e aktiviteteve, kjo është masë akoma dhe më e madhe por ndoshta ka ardhur momenti dhe për heqjen e saj. Është element i rëndësishëm sepse pacientët e tjerë kanë nevojë për ndihmë. Ndoshta do menduar nëse ka ndonjë mundësi që ti shërbejë të dy llojeve të pacientëve. Me faktin që kemi dhe disa spitale rajonale në lojë, ndoshta mund të diskutohet edhe krejt mbyllja e COVID 2,”- tha Alimehmeti.

Bilanci i Covid-19 në Shqipëri sa vjen e përmirësohet dhe shifrat shkojën drejt rënies. në 24 orët e fundit u regjistrua1 viktimë dhe 23 raste të reja me Covid-19. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll