Aktualitet

SHKRESA ZYRTARE/ Kërkonte më shumë se 6 mln lekë dëmshpërblim! Sot u ekzekutua, Delon Troqe paditi Ministrinë e Financave

21 Maj 2021, 21:12 Nga DOSJA
SHKRESA ZYRTARE/ Kërkonte më shumë se 6 mln lekë

VLORË– Delon Troqe, 38-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme kishte paditur Ministrinë e Financave në vitin 2017. Dosja.al ka mësuar se Troqe kërkonte kompensim nga Ministria e Financave për burgim të padrejtë, për një periudhë kohore prej 155 ditësh. Konkretish Troqe kërkonte 3 mijë lekë shpërblim për 155 ditë paraburgim dhe për 920 ditë të mbyllur në arrest shtëpie.

Në total, ai ka kërkuar 649 mijë lekë të reja dëmshpërblim (afro 6 milion e gjysmë lekë të vjetra). Padia është ngritur në vitin 2017, ndërsa nuk dihet se në favorin e cilës palë është vendosur.

Delon Troqe u vra mbrëmjen e sotme me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej pranë servisit të tij në Skelë, ku qëndronte prej ditësh që pas kthimit nga Spanja. Viktima ishte një person i skeduar nga Policia e Shtetit pasi ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Dyshimi kryesor i Policisë është se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet delon troqe ekzekutohet delon troqe delon troqe ekzekutohet delon troqe

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2021, 20:36

VLORË– Delon Troqe, 38-vjeçari që u ekzekutua e armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë ishte një person aktiv në rrjetet sociale. Dosja.al ka sigurua...