Bota

21 Maj 2021, 20:02 Nga DOSJA

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka ironizuar vendimin e Albin Kurtit për nisjen e zbatimit të “mini-shengenit të Ballkanit”, ku qytetarët mund të lëvizin të lirë. Ai ka kujtuar kohën, kur Kurti ishte në opozitë dhe këtë nismë e quajti si Jugosllavi e re. Hoxha “e uroi” Kurtin për Jugosllavinë e re.    

Postimi i plotë:

Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë, sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit. Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re. E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin!

Ditën e sotme qeveria e Kosovës, miratoi kalimin vetëm me kartë identiteti për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj mini-shengeni ballkanik enver hoxhaj mini-shengeni ballkanik

Sondazh

Poll

Bota 21 Maj 2021, 19:11

Ambasadorja palestineze në vendin tonë, Ana Shawa, ka dhënë një intervistë për gazetaren e Fax News, Mirilda Tili, ku ka folur për konfliktin e armatosur Izrael...