Sport

FOTO/ “Ky është mashkulli im ideal”, prezantuesja e njohur nuk fshihet dhe pranon lidhjen me futbollistin italian

21 Maj 2021, 12:14 Nga DOSJA
FOTO/ “Ky është mashkulli im ideal”, prezantuesja e njohur

ROMË-A është Ludovica Pagani dhe Stephan El Shaarawy në një lidhje? Për muaj me radhë, fansat e influencueses dhe tifozët e Romës po pyesin ende nëse ‘thashethemet’ në lidhje me marrëdhënien e tyre është e vërtetë apo jo. Prezantuesja italiane iu përgjigj disa pyetjeve në Instagram duke konfirmuar ‘dobësinë’ për sulmuesin verdhekuq.

Ndjekësit e pyetën se kush është mashkulli ideal dhe ajo përgjigjet duke postuar një foto të Stephan El Shaarawy. Ludovica Pagani nuk mund të ishte më e drejtpërdrejtë. Thashethemet për një lidhje të mundshme nisën para Krishtëlindjeve, por në fund, konfirmimi erdhi nga prezantuesja bukuroshe.

Disa ditë më parë Ludovica Pagani kishte një story në Instagram ku shihej një Lamborghini i kuq (makinën që drejton Stephan El Shaarawy) dhe disa detaje të një shtëpie që dukej se përputhej me disa të dhëna të vilës së sulmuesit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport el sharawy ludovica pagani roma el sharawy ludovica pagani roma

Sondazh

Poll