Sport

“Pesë vitet e Gasperinit të Atalanta vlejnë më shumë se 5 tituj të Juves”

21 Maj 2021, 10:33 Nga DOSJA
“Pesë vitet e Gasperinit të Atalanta vlejnë më

ITALI – Ish-mbrojtësi i Atalantës, por dhe Juventusit, Sergio Porrini, aktualisht krahu i djathtë i Edi Rejas në kombëtaren e Shqipërisë, mendon se pavarësisht nga humbja në finalen e Kupës së Italisë përballë Juventusit, askush nuk duhet të hedhë poshtë punën që ka bërë Atalanta në këto vite.

Duke folur për “TMW”, ai theksoi se skuadra bergamaske kishte arritur shumë më tepër se sa mund të pritej prej saj, aq sa edhe pse e mbyllte pa trofe këtë edicion, eklipsonte një ekip si Juventusi, që e kishte fituar këtë trofe.

“Atalanta ishte favorite për atë që ka bërë në ndeshjet e fundit të kampionatit dhe për paraqitjet me luhatje e shpesh negative të Juventusit. Por një finale është jashtë logjikes së një kampionati, përfshihen shumë situata të tjera, edhe faktin që Juventusi ishte prekur në nderin e tij dhe bëri në fushë një ndeshje me nivelin e kërkuar edhe në egërsinë e luftës sportive.

Gasperini nuk ka ngritur trofe, por për mua është sikur ta ketë të mbushur raftin e trofeve, duke parë se ku ka çuar Atalantën. Të fitonte do të ishte qershia mbi tortë, në një karriertë të jashtëzakonshme. Pesë vitet e tij te Atalanta vlejnë më shumë se 5 titujt e fituar nga Juventusi”,- është shprehur Porrini.

Ndërkohë, zikaltërit i pret një tjetër takim me historinë në fundjavë, kur do të përballen me Milanin. Me Champions të siguruar, shumëkush mendon se zikaltërit nuk do të japin maksimumin. Por Porrini e mendon ndryshe.

“Jam i bindur se duke luajtur në Bergamo, edhe pa publik, do të zbresin në fushë si të ishte një finale. Vendi i dytë do t’i vendoste në histori. Për një klub si Atalanta, që ka krijuar një rrugëtim të vazhdueshëm rritje, do të ishte maja kulmorë e pesëvjeçarit.

Do të dëshirojnë të tregojnë që meritojnë të jenë të dytët, për ta është si të ishte një duel i drejtpërdrejtë, pasi nëse humbasin është Milani që renditet i dyti”,– ka deklaruar zv.trajneri i Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atalanta gasperini juventusi kupa e italise sergio porrini atalanta gasperini juventusi kupa e italise sergio porrini

Sondazh

Poll