Politike

Zgjedhjet në PD, Basha dorëzon formularin e kandidimit

21 Maj 2021, 18:21 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD, Basha dorëzon formularin e kandidimit

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dorëzuar zyrtarisht formularin e kandidimit për zgjedhjen e kryetarit të ri brenda partisë. Mësohet se Basha, siç e kërkon procedura, njësoj si kandidatët e tjerë, ka plotësuar dokumentet e nevojshme.

Në këtë mënyrë, ai do të garojë përballë tre rivalëve që kanë shpallur gjithashtu kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike: Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.

Partia Demokratike vendosi zyrtarisht të votojë për kryetar më 13 qershor, pas një mbledhjeje të mbajtur me të gjithë anëtarët më 16 maj. Përballës Bashës deri më tani janë: Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi. Procesi i zgjedhjes brenda partisë do të qëndrojë i hapur deri më 22 maj, ndërsa më 23 do të duhet që të gjitha kandidaturat të depozitohen zyrtarisht.

Pasi të jenë depozituar kandidaturat, fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo. Nërsa ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes partia demokratike zgjedhjet ne pd doreheqja e lulzim bashes partia demokratike zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll