Politike

Në Kuvend diskutohet që ta shkarkojnë nga posti, Meta s’e vret mendjen, ia merr valles në Presidencë

21 Maj 2021, 09:53 Nga DOSJA
Në Kuvend diskutohet që ta shkarkojnë nga posti, Meta s’e

TIRANË– Komisioni Hetimor, i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është mbledhur sërish për të diskutuar ditën e sotme, por lajmi duket se nuk e ka shqetësuar kreun e shtetit.

Meta ka zhvilluar në ambientet e Presidencës një ceremoni me rastin e Ditës Nderkombëtare të Diversitetit Kulturor, duket mbledhur përfaqësues të minoriteteve në Shqipëri. Pas një fjalë të shkurtër, Meta ia ka lënë fjalën përfaqësuesëve, të cilët gjithashtu kanë shpalosur kulturën e tyre nëpërmjet valleve tradicionale.


Në fillim, Meta po i ndiqte nga vendi duke i shoqëruar me shuplaka, ndërsa më pas vendosi që të çohej dhe t’u bashkohej në valle. Mesa duket kreu i shtetit nuk e ka mendjen tek Komisioni Hetimor i ngritur nga maxhoranca për shkarkimin e tij, duke shijuar aktivitetin që ka organizuar vetë.

(k.m./dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll