Politike

Gara për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli dorëzon zyrtarisht kërkesën: Gara është asimetrike, unë do e përballoj me vler

21 Maj 2021, 10:06 Nga DOSJA
Gara për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli dorëzon zyrtarisht

TIRANË– Fatbardh Kadilli ka shkuar sot në selinë blu për të dorëzuar kandidaturën e tij për kreun e Partisë Demokratike. Pasi ka depozituar kërkesën, Kadili ka ndaluar jashtë selisë së PD-së për të dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, duket u shprehur se është gati të përballet kryedemokratin Lulzim Basha. 


“Dorëzova edhe formalisht kërkesën për kandidimin për kreun e PD-së. Është një moment shumë i rëndësishmë në PD, është një moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve. Ne kemi kryetarin që nuk del nga zyra. Por ka dhe një asimetri tjetër, është asimetria morale në të cilën ndjehem shumë herë më superior. Ndjehem shumë herë më superior sesa kryetari në zyrë. Vij në garë për t’i shërbyer Partisë Demokratike. Vij në këtë garë dhe ballafaqohem me vlerat, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite për të qenë besnik me institicionin e PD-së dhe me çdo figurë të PD, jam njeriu që kam kontribuar me pastërti, nuk kam tradhëtuar dhe nuk do ta tradhëtoj kurrë PD. Nuk do tradhëtoj asnjë nga demokratët edhe në këtë proces. Do ta çoj deri në fund përpjekjen për të bërë PD të hapur dhe fituese,”– tha ai.

Partia Demokratike vendosi zyrtarisht të votojë për kryetar më 13 qershor, pas një mbledhjeje të mbajtur me të gjithë anëtarët më 16 maj. Lulzim Basha ka konfirmuar se do të rikandidojë për postin, ndërsa përballë deri më tani ka zyrtarisht vetëm Fatbardh Kadillin. Procesi i zgjedhjes brenda partisë do të qëndrojë i hapur deri më 22 maj, ndërsa më 23 do të duhet që të gjitha kandidaturat të depozitohen zyrtarisht. Pasi të jenë depozituar kandidaturat, fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana, ndërsa antarësia do të përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo. Nërsa ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. 

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet brenda PD/ Kadilli dhe Harxhi zyrtarizojnë kandidaturat: Gara është asimetrike! Duam barazi. Garon edhe Ibsen Elezi, Kryesia mblidhet të dielën

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli partia demokratike zgjedhjet ne pd fatbardh kadilli partia demokratike zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll