Bota

Brukseli dhe Pfizer nënshkruajnë marrëveshjen, 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinave anti-Covid deri në vitin 2023!

20 Maj 2021, 15:08 Nga DOSJA
Brukseli dhe Pfizer nënshkruajnë marrëveshjen, 1.8 miliardë

BRUKSEL– Bashkimi Europian dhe kompania farmaceutike Pfizer-BioNTech, kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 deri në vitin 2023.

Kontrata, e cila u nënshkrua në Bruksel, mundëson që blloku të blejë një shtesë prej 900 milionë dozash, tha Komisioni në një deklaratë. Sipas kontratës, të gjitha dozat duhet të prodhohen në Bashkimin Evropian dhe se përbërësit e tyre thelbësorë duhet gjithashtu të merren nga blloku. Lajmin e ka shpërndarë edhe presidentja e komisionit të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen.

Me nënshkrimin tonë, kontrata e re është tani në fuqi, që është një lajm i mirë për luftën tonë afatgjate për të mbrojtur qytetarët evropianë nga virusi dhe nga variantet”, tha Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Our new ?? contract 2021-2023 with @BioNTech_Group @Pfizer is now signed.

It guarantees up to 1.8 billion doses for our fight against COVID and its variants.

Contracts with other companies may follow, to protect Europe and the world in the long term.https://t.co/qhjktV17o5 pic.twitter.com/3cI1isHLjl

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 20, 2021

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota be kontrate me pfizer ursula von der leyn be kontrate me pfizer ursula von der leyn

Sondazh

Poll

Bota 20 Maj 2021, 12:31

GAZA– Zyrtarë të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë bërë thirrje për një pauzë humanitare në bombardimet e Gazës për të lejuar hyrjen në ...