Bota

Mjekët palestinezë në periudhë të vështirë: Vuajmë nga mungesa e gjumit, kjo shkakton pagjumësi kronike dhe depresion

20 Maj 2021, 14:03 Nga DOSJA
Mjekët palestinezë në periudhë të vështirë:

GAZË-Mjekët palestinezë në spitalin kryesor të Al-Shifa të Rripit të Gazës kanë punuar gjatë gjithë kohës për të shpëtuar jetëte njerëzve të lënduar nga sulmet e luftës.

Ndër personat që kanë mbetur viktima gjatë luftës ka patur edhe mjekë të cilët kanë qenë të vjetër në profesion dhe kjo gjë e vështirëson më shumë punën e mjekëve të cilët po pakësohen raporton Aljazeera.

Vrasja këtë javë e dy mjekëve të vjetër Ayman Abu al Ouf, shefi i mjekësisë së brendshme në spitalin al-Shifa dhe neurologu psikiatrik Mooein Ahmad al Aloul,  u dha një goditje të mëtejshme psikologjike mjekëve që tashmë punonin nën presion të madh dhe u përballën me një mungesë e rëndë e burimeve mjekësore për shkak të luftërave të shumta dhe një bllokimi 14-vjeçar .

“Ne vuajmë nga mungesa e gjumit, në spital ose në shtëpi. Kjo shkakton pagjumësi kronike dhe depresion. Gjithashtu, lufta ka filluar të ndikojë në shërbime si uji, energjia elektrike dhe mbeturinat, përveç përhapjes së COVID-19, duke e lënë sektorin e shëndetësisë në prag të kolapsit. Lufta ka goditur zemrat e Gazës, ekonominë, kompanitë, shtypin, kullat, civilët dhe të tjerët.Fëmijët tanë nuk kanë parë një ditë të bukur për më shumë se 15 vjet.”– u shprehën mjekët.

Të paktën 230 njerëz, përfshirë 65 fëmijë, janë vrarë që kur Izraeli filloi bombardimet në Rripin e Gazës më 10 maj. Më shumë se 1,500 janë plagosur.

 230 viktima në 11 ditë LUFTË! Vazhdon dhuna mes Izraelit dhe Palestinës, nuk ndalen sulmet ajrore, SHBA dhe Gjermania kërkojnë armëpushim

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine mjeket palestineze lufta izrael-palestine mjeket palestineze

Sondazh

Poll

Bota 20 Maj 2021, 12:31

GAZA– Zyrtarë të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë bërë thirrje për një pauzë humanitare në bombardimet e Gazës për të lejuar hyrjen në ...