Bota

20 Maj 2021, 12:31 Nga DOSJA

GAZA– Zyrtarë të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë bërë thirrje për një pauzë humanitare në bombardimet e Gazës për të lejuar hyrjen në ndihmë pasi sistemi shëndetësor në territor përballet me mungesa kritike.

Mbyllja e pikave të hyrjes dhe daljes për pacientët dhe ndihmës shëndetësore humanitare dhe kufizimet e ashpra në hyrjen e pajisjeve mjekësore po e përkeqësojnë këtë krizë të shëndetit publik,”– i tha agjencisë së lajmeve drejtori rajonal i OBSH Ahmed Al-Mandhari.

OBSH është një agjenci e specializuar e KB e përgjegjshme për shëndetin publik ndërkombëtar.

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan.

Lajmi kryesor/ 230 viktima në 11 ditë LUFTË! Vazhdon dhuna mes Izraelit dhe Palestinës, nuk ndalen sulmet ajrore, SHBA kërkon armëpushim

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ahmed al-mandhari lufta izrael-palestine ahmed al-mandhari lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll