Bota

Shpërthimi i fortë vullkanik ‘dhuron’ shfaqje spektakolare për turistët në Itali

20 Maj 2021, 13:15 Nga DOSJA
Shpërthimi i fortë vullkanik ‘dhuron’ shfaqje spektakolare

ITALI– Një shpërthim i fortë vullkanik ka ndodhur në Itali ditën e djeshme dhe ka ‘dhuruar’ shfaqje spektakolare për turistët që ndodheshin afër.

Tymi i zi i shkaktuar nga krateri i vullkanit pushoi qiellin për orë të tëra, teksa lava shkaktoi rrëshqitje të dheut.

Ky vullkan i quajtur Stromboli është në kontroll të ekspertëve, vullkanologëve dhe mbrojtjes civile, të cilët paralajmëruan mundësinë e një shpërthimi të ri disa ditë më parë.

Vullkani ndodhet në ishullin Stromboli në Detin Tirren dhe është pjesë  e ishujve të Egolit pranë Sicilisë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vullkani stromboli vullkani stromboli

Sondazh

Poll

Bota 20 Maj 2021, 12:31

GAZA– Zyrtarë të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë bërë thirrje për një pauzë humanitare në bombardimet e Gazës për të lejuar hyrjen në ...