Bota

Prekëse/ E shoqja e izraelitit të vdekur, i dhuron veshkën e burrit 58-vjeçares palestineze: Jemi një familje

20 Maj 2021, 14:25 Nga DOSJA
Prekëse/ E shoqja e izraelitit të vdekur, i dhuron veshkën e

PALESTINË-Një gjest simbolik është bërë sot në Palestinë ku një 56-vjeçar izraelit i quajtur Yigal Yeoshua i ka dhuruar veshkën një 58-vjeçareje palestineze dhe transplantimi është kryer me sukses.

Dhurimin e veshkës e ka bërë të mundur bashkëshortja e Yeoshua pasi 56-vjeçari ndërroi jetë të hënën pasi një tullë i ra në kokë pas bombardimeve dhe e la të vdekur. Gruaja e identifikuar Randa Aweis, u shpreh tepër falenderuese ndaj gruas së burrit që i dhuroi veshkën, e theksoi se ata tashmë, “janë një familje’. Yehoshua u sulmua ndërsa ishte duke shkuar në shtëpi nga një ngjarje fetare aty pranë, raportojnë mediat.

Në vend që t’i përgjigjej vrasjes së Yehoshua me zemërim, familja e tij zgjodhi të dhuronte dashuri dhe jetë. Organet e tij u dhuruan njerëzve në të gjithë vendin: mushkëritë e tij një burri 69-vjeçar, mëlçia e tij një gruaje 22-vjeçare, një veshkë Aëeis dhe e dyta 67-vjeçari Itzik Hodera.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dhurimi i veshkes ne palestine lufta izrael-palestine randa aweis yigal yeoshua dhurimi i veshkes ne palestine lufta izrael-palestine randa aweis yigal yeoshua

Sondazh

Poll

Bota 20 Maj 2021, 12:31

GAZA– Zyrtarë të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë bërë thirrje për një pauzë humanitare në bombardimet e Gazës për të lejuar hyrjen në ...