Bota

Situatë kritike në Greqi/ Tymi i zjarrit mbërrin deri në Athinë dhe ishujt përreth, erërat e forta pengesë në shuarjen

20 Maj 2021, 11:39 Nga DOSJA
Situatë kritike në Greqi/ Tymi i zjarrit mbërrin deri në

GREQI– Atmosfera është mbytëse dhe në Atikë, nga zjarri i madh që shpërtheu dje në Korinth të Greqisë.

Erërat e forta që fryjnë në zonë, sjellin tym dhe hi në zona të ndryshme të Atikës, madje edhe në qendër të Athinës, ndërsa tymi ka mbërritur deri në ishujt e Cikladeve, por edhe në Ikaria.

Sipas Protothema, zjarrfikësit po luftojnë fort për të vënë nën kontroll zjarrin, me erëra të forta që vështirësojnë punën e tyre. Sipas informacionit meteorologjik, nga matjet e rrjetit të stacioneve automatike të meteorologjisë (AMS) del se në kohën e fillimit të zjarrit, në zonën më të gjerë kishte erëra me 5-6 beauforte dhe shpërthime deri në 61 km/h.

Për shkak të erërave të forta, tymi dhe hiri nga zjarri pyjor i Schinos janë transportuar mbi pellgun e Athinës dhe Cikladet, siç tregohet në foto.

Lajmi kryesor/ FT+VD/ Zjarr i madh përfshin Korinthin në Greqi, evakuuohen 6 fshatra, 182 zjarrfikës në vendngjarje. Po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarr ne greqi zjarr ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 20 Maj 2021, 09:20

MAQEDONIA E VERIUT– Ka ndërruar jetë në spital pas 1 jave lufte me vdekjen 24-vjeçari, Ergin Iseni, i plagosur rëndë në incidentin e 12 majit në Butel të...