Bota

Vrasja e 20-vjeçares që tronditi Greqinë! Dëshmia e psikologut të Caroline Crouch është “çelësi”, hetuesit duan të

20 Maj 2021, 11:32 Nga DOSJA
Vrasja e 20-vjeçares që tronditi Greqinë! Dëshmia e

GREQI– Ekspertët e vrasjeve në Policinë e Greqisë kërkojnë të mësojnë se cili është personi i besuar i familjes që dinte për shumën e madhe të parave që kishin në shtëpi për të blerë tokë. Sipas “Protothemas“, piloti 32-vjeçar Haralambos Anagnostopoulos do të thirret përsëri për të përshkruar skenën e vrasjes dhe autorët. Po ashtu në pyetje do të merret edhe psikologu i Caroline Crouch, 20-vjeçares që u vra nga grabitësit. 

Hetuesit e çështjes do të përpiqen që të lexojnë “prapa rreshtave” të përshkrimit që ka bërë psikologu, për të zbuluar momente nga jeta e përditshme e familjes, të cilat mund të ndihmojnë për zbardhjen e vrasjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, pak javë më parë ku tre persona shkuan për të grabitur shtëpinë e çiftit. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Bashkëshorti i viktimës bëri me dije se vetëm pak ditë para grabitjes kishin shitur një tokë për 100 mijë euro por i kishin investuar menjëherë. Ndërsa në banesë kishin mbajtur vetëm 15 mijë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni grabitje ne greqi haralambos anagnostopoulos grabitje ne greqi haralambos anagnostopoulos

Sondazh

Poll

Bota 20 Maj 2021, 09:20

MAQEDONIA E VERIUT– Ka ndërruar jetë në spital pas 1 jave lufte me vdekjen 24-vjeçari, Ergin Iseni, i plagosur rëndë në incidentin e 12 majit në Butel të...