Aktualitet

VIDEO/ Qindra qytetarë të Vlorës nisen drejt Tiranës për protestë, 10 autobusë dhe 60 autovetura

16 Shkurt 2019, 07:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Qindra qytetarë të Vlorës nisen drejt Tiranës

VLORË- Qindra qytetarë nga qyteti i Vlorës janë nisur për protestën e opozitës që zhvillohet në TIranës. Në orën 6 e 30 të mëngjesit ka nisur nisja e organizuar me autobusë, por ka pasur dhe shumë mjete të vogla që janë bashkuar.

Sipas informacioneve mësohet se kanë qenë 10 autobusë të mbushur me qytetarë që janë nisur drejt Tiranës dhe 50 deri në 60 autovetura.

Mësohet se autobusët janë vendosur dhe në fshatrat e Vlorës. Të konfirmuar nga dega e PD në Vlorë janë 1800 persona nga qyteti dhe rrethinat, fshatrat dhe zonat përreth që  janë nisur këtë të shtunë drejt Tiranës për protestën e opozitës.

“Ky është fundi i hajdutëve” është slogani i protestuesve vlonjatë, të nisur me autobusë dhe makina drejt Tiranës. “Një mi në çarkë simboli për fundin e hajdutëve”, sqaron PD.

Po ashtu mësohet se 400 persona janë nisur nga Saranda drejt Tiranës. Partia Demokratike ka organizuar nisje të qytetarëve nga çdo rreth i vendit  dhe u ka bërë thirrje qyetarëve që të bashkohen në protestë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nisen 10 autbuse per ne tirane protesta 16 shkurt 2019 protestuesit vlora proteston nisen 10 autbuse per ne tirane protesta 16 shkurt 2019 protestuesit vlora proteston

Sondazh

Poll