Politike

Mandati lëviz me 77 vota! LSI shpalos kërkesën: Duam rinumërim në Berat! PD e mbështet, “dorëzohet” dhe PS: Jemi dako

20 Maj 2021, 08:31 Nga DOSJA
Mandati lëviz me 77 vota! LSI shpalos kërkesën: Duam

TIRANË- Në diskutimet e sotme në Komisionin e Sanksioneve dhe Ankesave të gjithë përfaqësuesit e partive kanë rënë dakord që të rihapen kutitë dhe të bëhet rinumërimi i votave pas kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Altin Kaziaj, përfaqësues i LSI bëri me dije se në Berat, LSI humbi mantin për 77 vota, prandaj me hapjen dhe rivlerësimin e fletëve do të qartësohet gjithçka. Pro këtij vendimi u shpreh edhe përfaqësuesi i PD, Marash Logu dhe ai i PS, Eridian Salianji.

PJESË NGA BISEDA: 

Altin Kaziaj, LSI: Në ZAZ e Beratit kemi bërë shkresat për të marrë informacion për të parë nga afër pamjet filmike. Në përfundim të kësaj kqyrjeje janë konstatuar shkeljet. Duam hapjen e kutive dhe pasqyrimin real të shprehjes së vulletit me votë. LSI ka 77 vota më pak se herësi i 5 i subjektit të PS. Pra nëse kemi 78 vota më shumë, rrjedhimisht do të merrnim 1 mandat dhe PS 4. Kam 4 video që pasqyrojnë shkeljet.

Marash Logu, PD: Kërkojmë dhe ne që të rinumërohen dhe rivlerësohen të gjitha kutitë e qarkut Berat që të dalë vullneti i zgjedhësve. Është diferencë e ngushtë. Janë bërë vlerësime të gabuara tek votat. Edhe PD kërkon të hapen të gjitha kutitë dhe të rinumërohet dhe rivlerësohet çdo votë.

Ledio Braho (PD): Kërkoni rinumërim votash të të gjithë qarkut?

Altin Kaziaj, LSI: Do të ishte mirë në të gjithë qarkun. Nga kqyrja e kaq qendrave ne kemi gjetur parregullsi. Do të ishim të mendimit që të vijohej në të gjithë qarkun.

Eridian Salianji, PS: Ne pritëm që për 10 ditë ky subjekt të paraqiste provat. Hapja dhe rinumërimi ka qenë betejë e PS. Unë prisja që pala ankuesëve të sillte një procesverbal që do të kishte kontestime. Jemi njohur me tabelat e rezultatve dhe kjo e bën që ky proces i numërimit nuk ka pasur kontestime. Për ne nuk është i rëndësishëm mandati por procesi. Për të hequr çdo dyshim biem dakord që të hapen kutitë. Pavarësisht se jemi të mendimit që mandati nuk do të ndryshojë.

Lajmi kryesor: Mblidhet KAS! Dje rrëzoi kërkesën e PD-së dhe të LSI-së për përsëritje zgjedhjesh, sot jepet vendimi për rinumërimin e votave në Berat dhe Vlorë

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike altin kaziaj eridian salianji kas 20 maj 2021 altin kaziaj eridian salianji kas 20 maj 2021

Sondazh

Poll