Sport

Contes i kushton 2000 euro gishti mesit…

20 Maj 2021, 09:24 Nga DOSJA
Contes i kushton 2000 euro gishti mesit…

ITALI – Incidenti ndodhi kur Conte po shkonte drejt dhomave të zhveshjes në “Allianz Stadium” të Torinos. Ishte një ndeshje e Kupës së Italisë më 9 shkurt 2021. Conte iu përgjigj fyerjeve të drejtuesve të ish-klubit të vet duke ua treguar atyre gishtin e mesëm.
Federata e Futbollit e Italisë e kishte nisur një hetim ndaj këtij rasti dhe tani ka vendosur ta dënojë Interin bashkë me trajnerin. Conte u gjobit me 2.000 euro, njëlloj si klubi. Conte kishte kërkuar falje më vonë, duke thënë se ishte provokuar.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll