Bota

FT+VD/ Zjarr i madh përfshin Korinthin në Greqi, evakuohen 6 fshatra, 265 zjarrfikës në vendngjarje. Po ndërhyhet edhe nga

20 Maj 2021, 06:39 Nga DOSJA

GREQI- Zjarr në Greqi! Autoritetet në rajonin e Korintit të Greqisë jugore kanë zhvendosur banorë nga gjashtë fshatra ndërsa zjarrfikësit pasi po përballen me një vatër zjarri në pyll. Erërat e forta që fryjnë në zonë kanë dërguar tym dhe hi në zona të ndryshme të Atikës, madje edhe në qendër të Athinës. Në lidhje me ngjarjen është prononcuar edhe Ministria e Mbrojtes Civile, e cila ka thënë se nata do të jetë e vështirë pasi ata kanë para një betejë të pabarabartë.

Sipas Protothema, zjarrfikësit po luftojnë fort për të vënë nën kontroll zjarrin, edhe pse erërat e forta po e vështirësojnë punën e tyre. Ndërkohë që po ndërhyret edhe nga ajri, ndërkohë që po përdoren edhe 21 aeroplanë.

Sipas Ta NEA, 265 zjarrfikës po operojnë në front, ndërsa vullnetarët dhe forcat e qeverisjes lokale po ndihmojnë me rezervuarët e ujit.

 

 

Rreth 300 njerëz janë evakuuar,”- tha zëdhënësi i policisë, Theodoros Kronopulos. Ndërsa sipas zv.guvernatorit të Korintit, Anastasios Giolis, pjesa e përparme e zjarrit tejkalon 10 km, megjithatë sipas gjasave tymi do të mbërrijë deri në Athinë. 

Ky është zjarri i dytë masiv që përfshinë Greqinë. Në korrik të vitit 2018, në Greqi u shënuan 91 viktimave, ndërsa dhjetra persona u raportuan të zhdukur. Nga zjarri që përfshiu periferinë e kryeqytetit grek, humbën jetën edhe 3 shqiptarë. 

(k.m./d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni theodoros kronopulos zjarr ne greqi theodoros kronopulos zjarr ne greqi

Sondazh

Poll